Transmetuar më 25-11-2019, 16:58

Hajdutët kanë realizuar një vjedhje spektakolare në Dresden, teksa kanë vjedhur dhjetëra objekte të çmuara diamtesh dhe xhevahirë të kurorës së Saksonit.

Mediat thonë se vlera e tyre kapte shifrën e 1 miliard eurove.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 5 të mëngjesit. Dy hajdutë hynë në ish-pallatin mbretëror dhe u drejtuan në dhomën e argjendarisë "Green Vault". Atje ata shkatërruan atë dhe morën 94 copa të perlave të shekullit të 18-të me stoli diamanti.

"Askund në Evropë nuk ka pasur një koleksion bizhuterish në këtë formë dhe cilësi," tha Dirk Syndram, kreu i "Vault Green".

Dr Marion Ackermann, drejtori i përgjithshëm i Koleksioneve të Arteve Shtetërore në Dresden, tha se vlera e objekteve të vjedhura ishin të ppalllogaritshme për shkak të vlerave të tyre historike.

Xhevahirët ishin pjesë e një koleksioni të plotë nga shekulli i 18-të.

"Ne nuk mund të flasim për vlerën e tyre materiale sepse, për të qenë të sinqertë, ato janë të padenja, por ne flasim për vlerën e tyre historike të artit – e cila është e paçmueshme," tha ajo.

Drejtori shprehu shpresë se xhevahiret e kurorës janë shumë të njohura për të gjetur blerës në tregjet ndërkombëtare, por nuk mund të përjashtonte që ato do të ndahen në pjesë për të shitur gurët.

Hetuesit tani po studiojnë pamjet filmike. Ata pranuan se mundësia për të kapur autorët është e vështirë, sepse pallati është larg pesë minutash nga autostrada.

Ata po ekzaminojnë një Audi të djegur, të gjetur në një park nëntokësor të hënën në mëngjes, 15 minuta pasi u ngrit alarmi, me dyshimin se ishte ajo makina edhe makina e përdorur në grabitje.

Grabitja ka shokuar Dresdenin dhe Saksoninë, e cila ishte krenare për xhevahiret e saj mbretërore, të mbledhura në shekullin e 18-të nga Mbreti August. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, koleksioni prej 3 000 copash u bunkerua në Kalanë Königstein dhe madjei shpëtoi bombave në shkurt 1945, edhe pse u shkatërruan tre dhoma të pallatit./NOA.al