Transmetuar më 26-11-2019, 13:40

Ish kryeministri grek Alexis Cipras ka shprehur solidaritetin e tij, pas situatës tragjike në Shqipëri, të krijuar pas goditjes tragjike të tërmetit, ku deri më tani kanë humbur jetën 12 viktima.

Me një postim në shqip në Tëitter, Cipras shkruan: “Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”.

Ndërkohë, në terren autoritet vijojnë punën për shpëtimin e personave të mbetur nën gërmadha, ndërsa deri më tani janë shpëtuar 40 persona, janë regjistruar15 viktima dhe 600 persona të plagosur./b.l/noa.al/