Transmetuar më 27-11-2019, 08:31

Vendi ynë gjatë paradites së sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Por parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të zhvillojnë vranësirat në zonat Veriore dhe Perëndimore duke sjellë rreshje shiu në këto zona të territorit shqiptar.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 1 gradë C deri në 19 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/ h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./b.l/noa.al/