Transmetuar më 27-11-2019, 19:57

Vendi ynë dominon hartën e lëkundjeve të fundit, edhe ditën e sotme.

Instituti Europian i Sizmologjisë, CSEM/EMSC, ka paraqitur tërmetet,

Tërmeti që ra pasdite, në të njëjtën zonë, ku u regjistruan edhe lëkundjet me pasoja tragjike në vendin tonë, ka pasur shkallën 5.3 ballë të shkallës Rihter dhe është tërmeti më i fortë që është regjistruar sot në kontinent, pas një tërmeti që ra po sot në një zonë detare të Greqisë.

Por edhe dy tërmetet që kanë rënë gjatë orës së fundit, me intensitet nën 4 ballë dhe që nuk ndihen lëkundjet lehtë, janë shënuar sërish në vendin tonë.

Si të mos mjaftojnë lëkundjet nga tërmetet, meteorologët dhe sinoptikanët e vendeve fqinje parashikojnë për vendin tonë një mot të ftohtë në ditët në vazhdim, me shira e rrebeshe, çka mund ta bëjë edhe më të vështirë situatën për të përballuar pasojat e tërmetit tragjik, që goditi rajonin bregdetar të vendit tonë./NOA.al