Transmetuar më 28-11-2019, 12:46

Drama që po përjeton populli shqiptar ka prekur të gjithë botën, të gjithë aktorët janë të përfshirë për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të presidentit Armand Duka, ka konfirmuar se FSHF sëbashku me dy federatat e tjera homologe, atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të marrin përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara.

Pranë FSHF dhe popullit shqiptar në këtë moment të vështirë është gjendur edhe UEFA. Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata, dhe telegrame zyrtar nga Presidenti i UEFA-s, z.Aleksander Čeferin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Hollandës, z.Michael van Praag dhe shumë personalitete të futbollit evropian dhe botëror:

“I dashur Armand, Ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre!

Sinqerisht, UEFA

Aleksander Čeferin, President”, thuhet në mesazh./b.l/noa.al/