Transmetuar më 28-11-2019, 15:44

Teksa Shqipëria po kalon orë dramatike nga tërmeti që goditi pjesën bregdetare të vendit tonë, në një vend të zhvilluar dhe që preket shpesh nga tërmetet, po testohen pajisje mbrojtëse për t’i shpëtuar ndonjë katastrofe të mundshme natyrore.

Kryeministri dhe deputetët japonezë provuan dje helmeta plastike, si pjesë e përgatitjeve të një tërmeti, para se të niste seanca plenare në parlament.

Ishte stërvitja e dytë që kur ky projekt u prezantuan në vitin 2017.

Tërmetet janë jashtëzakonisht të zakonshme në Japoni. Një tërmet me madhësi 9 ballë në 2011 shkaktoi një cunam masiv, që vrau gati 20,000 njerëz. /NOA.al