Transmetuar më 29-11-2019, 20:35

Sipas ekspertëve, disa ushqime ndikojnë në pagjumësi, ndaj edhe është mirë që mos i konsumoni në mbrëmje.

Ja disa prej ushqimeve:

Djathi kaçkavall

Nëse konsumoni disa copa djathi kaçkavall gjatë darkës dhe keni vështirësi gjatë fjetjes, sapo i keni bërë “dëm” vetes.

Djathi kaçkavall duke qënë se është i fortë dhe zakonisht me shumë yndyrë është i vështirë për t’u tretur.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole dhe një burim i madh kafeine.

Qoftet

Mishi është një burim i shkëlqyer proteine dhe hekuri që e ndihmon organizmin tonë në shumë mënyra.

Qoftet tipike, me mish të grirë mund t’ju shkaktojnë probleme në tretje për shkak të dhjamit dhe yndyrës që ato përmbajnë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban kafeinë, pak a shumë aq sa një filxhan kafeje. Kështu që konsumimi i kësaj pije në darkë do t’ju sjellë shqetësime gjatë gjumit. /k.k/noa.al/