Transmetuar më 29-11-2019, 22:31

Dy të vdekur dhe tre persona të tjerë u plagosën pa një sulmi me thikë në Londër, konfirmoi Policia Britanike. Ngjarja tragjike ndodhi në Urën e Londrës, në kryeqytetin anglez.

Kryekomisari Cressida Dick tha në një konferencë për shtyp për sulmin me thikë, se është konsideruar një akt terrorist.

Brenda pesë minutave pasi u thirrën oficerët dhe u përballën me të dyshuarin – ai  u qëllua për vdekje në vendin e ngjarjes.

I dyshuari kishte një veshje që mendohet të ketë qenë një pajisje eksplozive e rreme.

Dick tha që policia po punonte për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe nëse dikush tjetër ishte i përfshirë.

Oficerët janë ende duke punuar për të identifikuar të vdekurit.

Veprimet e publikut në vendin e ngjarjes janë vlerësuar gjerësisht, përfshirë edhe Kryeministrin Boris Johnson, i cili tha se ata kishin treguar "guxim ekstrem"./NOA.al