Transmetuar më 30-11-2019, 12:15

Djali që kreu sulmin me thikë të premten në Urën e Londrës ishte një ish i burgosur i dënuar për vepra terrorizmi.

Sulmuesi është identifikuar nga policia si 28-vjeçari Usman Khan, i cili ishte në lirim me kusht kur vrau një burrë e një grua dhe plagosi tre persona të tjerë.

Khan u qëllua për vdekje nga oficerët pasi e mbajtën disa persona. Policia e deklaroi sulmin një incident terrorist.

Sic raporton BBC, Usman Khan ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte dënuar për vepra terrorizmi në 2012.

"Ai u la i lirë nga burgu në dhjetor 2018 me kusht dhe tani po përcaktohet një linjë kryesore e hetimit që tregon si erdhi për ta kryer këtë sulm," tha ndihmës Komisioneri i Policisë, Neil Basu në një deklaratë.

Times raportoi se lirimi i Khan nga burgu vitin e kaluar erdhi pasi ai ra dakord të mbante një pajisje elektronike që i monitoronte lëvizjet.