Transmetuar më 02-12-2019, 09:23

ISIS sulmon një kishë dhe bën masakër. Sulmi u shënua gjatë kësaj të diele në një kishë të Burkina Faso, një prej vendeve më të varfra në Afrikë.

Së paku 14 persona gjetën vdekjen, mes tyre edhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në Foutouri, një zonë e vënë në shënjestrën e sulmeve të grupeve terroriste të lidhur me Al Qaeda dhe ISIS.

Kisha protestante u sulmua në Hantoukoura, të zonës së Fouturi, pranë kufirit me Niger, rreth mesditës së të dielës.

Sakaq afro dhjetë persona të armaosur shkrepën breshëri të shtënash duke çuar në bilancin e rëndë. /a.y/noa.al/