Transmetuar më 02-12-2019, 11:45
Foto ilustruese

Flakët e një fermë në Jordani kanë marrë jetën e 13 pakistanezëve, ndër ta 8 fëmijë.

Zjarri ra mëngjesin e sotëm në një prej serave të mbyllura në një zonë rurale në kryeqytetin Amman.

Tre persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital, njoftojnë zyrtarët. Policia ka nisur hetimin për të mësuar më shumë rreth këtij incidenti. Shkaku i zjarrit është i paqartë por thuhet se mund të ketë qenë ndonjë problem elektrik.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se dy familje jetonin në ndërtesat e improvizuara, të cilat përdoreshin si shtëpi për emigrantët.

Qindra emigrantë janë të punësuar në fermat private në Jordani, por disa prej tyre nuk kanë strehim të siguruar.

/a.m/noa.al/