Transmetuar më 02-12-2019, 17:48

Kamerat e inteligjencës artificiale do të arrijnë të shohin nëse shoferët përdorin celularët për të dërguar mesazhe ndërkohë që drejtojnë makinën.

Kjo teknologji e re është aktivizuar në Australi që me datë 1 dhjetor.

Nëse kamerat kapin një shofer gjatë tre muajve të parë, ata do të marrin një letër paralajmëruese, por pas kësaj mund të përballen me një gjobë.

Në gjysmën e parë të vitit 2019, kamerat u testuan dhe zbuluan me sukses se 100 mijë shoferë përdornin celularin në mënyrë të paligjshme.

Kamerat kanë qëllim që të ruajnë jetën e shoferëve dhe pasagjerëve të tyre duke ulur numrin e aksidenteve të shkaktuara nga pajisjet celulare./a.m/noa.al/