Transmetuar më 02-12-2019, 21:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Ukrainë me pasojë vdekjen e një të mituri.

Bëhet fjalë të një 3 vjeçar, i cili është djali i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sbolev.

Mediat ukrainase shkruajnë se objektivi ka qenë vetë deputeti, por plumbi goditi djalin e tij, që e ndodhej me të në makinë.

3-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, në Ukrainën Lindore, që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse.

Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje./a.k/noa.al/