Transmetuar më 03-12-2019, 10:21

Duket sikur çdo vit një studim i ri bën bujë në media, duke deklaruar nëse kafeja është e mirë, apo e keqe për ne. Shumica e amerikanëve, janë të ndërvarur nga kjo pije. Sipas një studimi të vitit 2018, 64 përqind e të rriturve amerikanë konsumojnë rregullisht kafe.

Përtej pyetjeve mbi shëndetin fizik, kafeja mund të ndikojë qartazi edhe në shëndetin tonë mendor. Tek e fundit, ajo është një stimulant, që e ndryshon gjendjen tonë shpirtërore. Por a mund të shkaktojë ajo një gjendje ankthi tek ne?

Kur njeriu konsumon kafeinë, ajo lidhet me receptorët adenozinë në tru, gjë që e lejon dopaminën të qakullojë më butësisht në gjak. Kjo është pjesërisht arsyeja pse disa studime kanë zbuluar se pirja e kafesë, mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit.

Gjithsesi, një studim i Institutit të Neuroshkencës së Universitetin Autonom të Barcelonës, dhe Institutit Karolinska (KI) në Suedi, zbuloi se konsumi afatgjatë i kafeinës, mund të përkeqësojë simptomat neuropsikiatrike, siç janë ato që gjenden tek ankthi.

Kafeina, promovon gjithashtu çlirimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili mund të çojë në një reagim stresi në trup. Për disa njerëz, një reagim ndaj stresit është sinonim i ankthit dhe panikut. Dhe kjo mund të kontribuojë në ndryshimet e humorit.

Sipas tyre “kafeja mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme”. Megjithatë, për shkak se disa individë reagojnë ndryshe nga të tjerët, mund të jetë e vështirë të përgjithësohen efektet që ka  kafeina në trupin e njeriut./b.l/noa.al/