Transmetuar më 03-12-2019, 14:47

Miliarderi grek Alkiviades ‘Alki’ David u shpall fajtor dhe u dënua që të paguajë 58 milionë dollarë,

pas denoncimit të bërë nga një asistente e tij për ngacmim seksual.

Bëhet fjalë për një një nga dënimet më të larta të dhëna nga drejtësia amerikane, sipas avokatit të viktimave.

Alki David, është trashëgimtari i një familje industrialistësh grek.

Ai u dënua gjatë së hënës nga gjykata e Los Angeles, për abuzim seksual ndaj Mahim Khan, asistente e tij gjatë viteve 2014 dhe 2015. /a.y/noa.al/