Transmetuar më 04-12-2019, 09:46

Sulmuesi suedez Zlatan Ibramovic është pranë largimit nga Los Angeles Galaxy, ku i skadon kontrata dhe e ardhmja është e destinuar për të qënë diku tjetër. Një temë për të cilën ka folur edhe vetë sulmuesi, i cili ka zbuluar se ekipi i tij i ri do të jetë në Itali.

“Nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e një ekipi, pasi ka faktorë të tjerë që duhet të formohen, përfshirë interesin e familjes sime. Do të shoh së shpejti në Itali. Ka lojtarë që luajnë futboll dhe të tjerë që mendojnë për futboll.

Kur dikush shpik një mënyrë të re për të luajtur futboll, të tjerët mund ta ndjekin vetëm. Më pëlqen të bëj ndryshimin. Unë nuk dua të bëj mirë një ose dy gjëra, dua t’i bëj të gjitha”, tregon Ibra.

Sipas zërave, interes për Ibrahimovic kanë shfaqur ekipe si Napoli, Milan, Bologna apo dhe Benevento, me këto të fundit që e kanë treguar edhe publikisht simpatinë për 38-vjeçarin./b.l/noa.al/