Transmetuar më 04-12-2019, 11:15

National Geographic publikoi fotografitë më të mira të ciklit  “Jeta e egër 2019”, ku çmimi i fotos më të mirë shkoi për Yongqing Bao.

Fotografia fituese tregon frikën e një urithi përballë kërcënimit të një dhelpre.

Skena është kapur në Rrafshnaltën e Lartë të Tibetit në 4.500 metra mbi nivelin e detit.

Shpesh përmendet si kulmi i botës, dhe fotografitë nga kjo pjesë e botës janë shumë të rralla.

Më poshtë noa.al sjell për ju fotogalerinë me fotot më të bukura të vitit e cila me siguri do ju pëlqejë./b.l/noa.al/