Transmetuar më 04-12-2019, 13:38

Një nënë e re ka vrarë veten pak minuta pasi i dërgoi të dashurit të saj një video mesazh ku i shpjegonte se "e mundi" depresioni.

Amie Collier, 33 vjeçe i tha partnerit Anthony Clay se duhet të tregohej i kuptueshëm për sëmundjen dhe se ndihej "nënë e keqe".

Ajo e shoqëroi videon me një tekst duke i thënë: "Të lutem më fal që po lë fëmijët e mi. Thuaji se i dua shumë por koka e mamasë ishte shumë e mërzitur. Të lutem sigurohu që ata janë mirë dhe nëna ime është e sigurtë."

Partneri i saj po bënte pazar me vajzën për një kostum dhe rroba banje kur pa tekstin. Ai nxitoi në shtëpi që ta dërgonte Amie në spital, por vdiq gjashtë ditë më vonë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 16 korrik të këtij viti, por nuk dihet se çfarë përdori Amie për ti dhënë fund jetës së saj./a.m/noa.al/