Transmetuar më 04-12-2019, 15:52

Udhëheqësit e NATO-s pretenduan unitet të mërkurën në një samit të Londrës, por duket se gjithçka u rrëzua në sipërfaqe, pasi disa udhëheqës u kapën nga kamera në oborr pas mbledhjes, duke biseduar pakujdesshëm, që siç duket, ndonëse me shaka, kritikuan sjelljen e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump e ka quajtur kryeministrin kanadez Justin Trudeau "me dy fytyra", pas fjalëve të kapura gjatë pritjes në Londër, në Pallatin "Buckingham".

Trudeau u pa duke qëndruar me Presidentin Francez, Emmanuel Macron, Kryeministrin britanik, Boris Johnson, Kryeministrin Hollandez, Mark Rutte, si dhe Princeshën Anne të Britanisë, vajzën e Mbretëreshës Elizabeth II, në eventin e së martës, në mbrëmje.

Pasi Johnson e pyeti Macron, se "cila ishte arsyeja e vonesës?"

Trudeau dëgjohej duke thënë "ai u vonua, sepse qëndroi në një konferencë shtypi 40-minutëshe".

Kjo duket se ishte një referencë për fjalimin e gjatë dhe të paplanifikuar të Trump.

Pamjet e pritjes në pallat u regjistruan dhe video ishte postuar në internet nga transmetuesi kanadez CBC, madje është shikuar më shumë se 5 milion herë.

Trump tha të mërkurën se Trudeau ishte me gjasë i mërzitur që presidenti i Sh.B.A kishte shkelur faktin se Kanadaja nuk i përmbahet objektivit të NATO-s për të shpenzuar 2% të produktit të saj të brendshëm bruto në mbrojtje.

"Epo ai është me dy fytyra," – u tha Trump gazetarëve të Mërkurën, raporton "NOA.al"

"Dhe sinqerisht", – Trudeau është një djalë i bukur dhe unë e shoh atë të jetë një djalë shumë i mirë.

"Por ju e dini, e vërteta është se unë e thirra atë për faktin se ai (Kanadaja) nuk paguan 2% (përqindja e GDP që çdo vend duhet t’i paguajë aleancës ushtarake) dhe mendoj se ai nuk është shumë i lumtur për këtë."

Zyra e Trudeau nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, lidhur me reagimet.

Trudeau foli shkurtimisht me Trump, ndërsa udhëheqësit e NATO-s u mblodhën për një samit të mërkurën në Ëatford, jashtë Londrës, teksa dy liderët shtrënguan edhe duart.

Udhëheqësit e 29 shteteve të NATO-s u mblodhën në 70-vjetorin e krijimit të aleancës ushtarake – dhe po përpiqen të bëjnë dallime në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, drejtimin strategjik të aleancës, si dhe veprimin ushtarak të Turqisë, një vend anëtar, në veri të Sirisë.

Por pavarësisht mosmarrëveshjeve, presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi se "përparim i madh është bërë nga NATO gjatë tre viteve të fundit".

"Vendet, përveç SHBA, kanë rënë dakord të paguajnë 130 miliard dollarë më shumë në vit dhe deri në 2024, kjo shifër do të jetë 400 miliard dollarë".

"NATO do të jetë më e pasur dhe më e fortë se kurrë më parë. Sapo mbarova takimet me Turqinë dhe Gjermaninë. Do takoj edhe liderët e atyre vendeve që kanë përmbushur objektivin e 2 % , ndjekur nga takimet që do të kem me Danimarkën dhe Italinë".

Trump, nisur nga kritikat, duket se hoqi dorë edhe nga konferenca e shtypit.

"Kur takimet e sotme të përfundojnë, do të kthehem në Uashington. Ne nuk do të bëjmë një konferencë shtypi në afërsi të NATO-s sepse kemi bërë kaq shumë gjatë dy ditëve të fundit. Rrugë të mbarë të gjithëve!", tha në mesazhin e tij Trump.

/NOA.al