Transmetuar më 05-12-2019, 05:56

Aktori Blerim Destani është në xhirimet e filmit “Comeback Trail”, ku po bashkëpunon me aktorin me famë botërore, Robert de Niro.

Ata të dy kanë bërë një gjest shumë domethënës për shqiptarët, ku kanë bashkuar duart duke bërë shqiponjën me dy krerë.

Robert de Niro ishte shprehur në vitin 2012 se është me origjinë gjysmë siçiliane dhe gjysëm shqiptare.

Aktori shqiptar e ka konsideruar si një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, filmin e ri.

Ndërsa bëri edhe një foto me De Niron duke bërë së bashku me duar simbolin e shqiponjës.

“Me Robert De Niron në xhirimet e "Comeback Trail", një nga momentet më të mira të karrierës sime,”-shkroi Destani.