Transmetuar më 05-12-2019, 13:14

Studiuesit kanë krijuar një pilulë kontraceptivi që merret vetëm një herë në muaj dhe i jep më shumë mundësi femrave që të kontrollojnë fertilitetin.

Kjo pilulë qëndron në stomak për disa javë dhe parandalon një shtatzëni të padëshirueshme. Është krijuar posaçërisht për t’i rezistuar sulmit të menjëhershëm nga acidi i stomakut.

Një ekip amerikan e ka testuar tek derrat dhe shpreson që brenda disa viteve të përdoret nga njerëzit.

Studiuesit thonë se do të ishte një opsion i mirë për gratë që duan të përdorin kontraceptiv pasi ndodh që harrojnë të marrin dozat ditore.

Sa efektive është pilula?

Kontraceptivi përdoret nga miliona gra në të gjithë botën. Është 99% efektive, që do të thotë se një në 100 gra mund të mbetet shtatzënë.

Por studimet sugjerojnë se gjysma e përdoruesve ndodh që harrojnë të marrin dozën ose e konsumojnë në momentin e gabuar./a.m/noa.al/