Transmetuar më 06-12-2019, 12:28

Një pemë e gjatë 23 metra, e ndriçuar nga 50 mijë drita dhe një yll i madh në majë.

Është kjo pema më e famshme në botë e cila ndezi dritat këtë të enjte në Rockefeller Center të New York.

Këtë vit, pema e Krishtlindjeve më e famshme në botë u dhurua nga një zonjë nga New Jersey,

e cila e kishte blerë në Florida shumë vite më parë dhe ishte kujdesur për të deri sa u rrit.

Zonja me mbiemrin Shults, ndihet krenare dhe thotë se “I thosha gjithmonë, një ditë do përfundojë në Rockefeller Center". /a.y/noa.al/