Transmetuar më 06-12-2019, 18:45

Të paktën 62 veta u vranë, ndër ta gra dhe fëmijë, kur një varkë që transportonte mbi 150 emigrantë u përmbys në Oqeanin Atlantik, pranë Mauritanisë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin tha se 83 të mbijetuarit arritën të notojnë drejt bregdetit, pasi varka e tyre goditi një shkëmb dhe u përmbys në ujërat e trazuara.

Të paktën 10 nga të mbijetuarit u shtruan në spital dhe të tjerët po marrin ndihmën e autoriteteve.

Dëshmitarë në vendin afrikan të Gambia rrëfyen se si të dashurit e tyre u mbytën duke u përpjekur për të arritur në Evropë, në tragjedinë më të madhe të migrantëve jashtë Afrikës Perëndimore këtë vit.

Varka synonte të arrinte në Ishujt Kanare të Spanjës – një rrugë e rrezikshme dhe e monitoruar dobët përgjatë bregdetit të Afrikës Perëndimore – kur varka e tyre goditi një shkëmb.

Shumica e migrantëve erdhën nga Gambia, sipas qeverisë Mauritania dhe Organizatës Ndërkombëtare të KB për Migracionin (IOM).

Qeveria e Gambia tha të enjten se migrantët ishin hipur në Barra, një qytet në veri të vendit.

Abraham Gomez tha se motra e tij Tida, një 29-vjeçare e divorcuar me tre vajza, vodhi para nga nëna e tyre për t’u paguar “udhëtimin e vdekjes”, njerëzve që merren me kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Tida Gomez dhe një nga vajzat e saj që udhëtuan me të dy u mbytën, tha Abraham.

Edhe një ish-punonjëse restoranti, Amie Dubio, 21 vjeçe, i tha familjes së saj se po shkonte të punonte në Senegal.

Por edhe ajo, gjithashtu vdiq në det, tha gjyshja e saj Fatou Charreh, në lot.

Jatta Mbye, e cila ishte 17 vjeçe, hipi në barkën e migrantëve me dy anëtarë të familjes pasi dëgjoi se kontrabandistët ishin në zonë.

Autoritetet e Mauritanisë thanë se anija kishte 150 deri 180 njerëz kur anija u fundos./NOA.al