Transmetuar më 06-12-2019, 21:16

Një adoleshent raportohet se ka hedhur nga kati i 10-të një fëmijë pasi donte të dilte në lajme.

Adoleshenti francez po bënte një vizitë turistike në Londër me familjen e tij kur Jonty Bravery, e hodhi atë nga Tate Modern, më 4 gusht.

Nga 6-vjeçari pësoi gjakderdhje në tru dhe pësoi  lëndime të mëdha në trup, dhe nuk vdiq, pasi u ndal në katin e pestë nga një tendë.

Pasi u arrestua, ai i tha policisë se kishte planifikuar paraprakisht të lëndonte dikë në galerinë e South Bank, për të bërë publike në televizor trajtimin e tij të autizmit.

Në gjykatë u tha se 18-vjeçari shkoi tek një anëtar i stafit të Tate Modern dhe i tha: "Unë mendoj se kam vrarë dikë, thjesht e kam hedhur nga ballkoni.”

Kur u mor në pyetje nga policia ai tha donte të dilte në lajme.

Por Bravery ka çrregullim të spektrit autik dhe të personalitetit.

Ai u mbajt në spitalin Broadmoor deri në mes të nëntorit. Adoleshenti ishte 17-vjeç kur ndodhi ngjarja por nuk mund të identifikohej deri sa mbushi 18-vjeç.

Një faqe e GoFundMe mblodhi gati 153.000 euro për djalin dhe familjen e tij për të ndihmuar me "fondet mjekësore".

Familja e 6-vjeçarit tha se djali vazhdon të jetë në trajtim intensiv, pasi nuk i janë kthyer lëvizshmëritë në gjymtyrët e tij si edhe funksioni i plotë i trurit./NOA.al