Transmetuar më 07-12-2019, 13:36

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka prekur dhe futbollistët e klubit kroat të Dinamos së Zagrebit.

Ata kanë vendosur që të dhurojnë të ardhurat e grumbulluara nga ndeshja e djeshme me Varazdin, por jo vetëm.

Mediat kroate raportojnë se Dinamo do të dhurojë dhe të ardhurat që përfitojnë nga derbi me Lokomotivën e Zagrebit.

Solidarizimi dhe mbështetja e klubeve të futbollit ka qenë e madhe për të gjithë personat që vuajnë nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Edhe futbolli rumun është solidarizuar pasi dje në ndeshjen mes Steauas së Bukureshtit dhe Gaz Metanit, skuardrat u rreshtuan në mes të fushës dhe pozuan me banderolën “Lutuni për Shqipërinë”.