Transmetuar më 07-12-2019, 14:41

Katër punëtorë të një minierie ari në Afrikën Jugore kanë humbur që kur vendi u godit të premten nga lëkundje sizmike.

Një person i pestë u shpëtua dhe u dërgua menjëherë në spital, por fati i të tjerëve nuk dihet ende pasi ata mbetën pa oksigjen, njoftoi Unioni Kombëtar i Punëtorëve të Minierave Num.

Oficerët e kërkim-shpëtimit humbën kontaktin me punëtorët sot rreth orës 05:00, sipas orës lokale. Tani janë të shqetësuar se ata nuk janë mirë nga ana shëndetësore, tha presidenti i Minierës, Joseph Montice.

"Gjëja e fundit që na thanë është, ‘Ne jemi bllokuar, na sillni oksigjen'", shtoi ai.

Aksidentet e minierave janë të shpeshta në Afrikën e Jugut, pasi minierat më të thella në botë janë të vendosura atje. Në 2018, 81 njerëz vdiqën në minierat e vendit, sipas Ministrisë së Minierave të Afrikës së Jugut./a.m/noa.al/