Transmetuar më 07-12-2019, 15:10

Një grua indiane është djegur gjatë rrugës së saj për të dëshmuar kundër përdhunuesve të dyshuar ka vdekur nga plagët.

23-vjeçarja vdiq në orët e vona të së premtes pasi pësoi sulm në zemër në spitalin Delhi. 90% e trupit të saj ishte e djegur.

Ajo u sulmua të enjten ndërsa po shkonte në një seancë dëgjimore për rastin e përdhunimit që ngriti kundër dy burrave në mars në Unnao, në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Pesë burra, përfshirë përdhunuesit e dyshuar janë arrestuar nga policia indiane.

Motra e viktimës tha për BBC se ajo donte që përdhunuesit të dënoheshin me vdekje. Ajo shtoi se familja do vazhdojë të ndjekë këtë çështje.

Përdhunimi dhe ngacmimi seksual ndaj grave ka qenë në fokus në Indi që në dhjetor të vitit 2012.

Sipas statistikave, policia ka regjistrua 33.658 raste përdhunimi në Indi në vitin 2017, me një mesatare llogariten 92 raste në ditë./a.m/noa.al/