Transmetuar më 07-12-2019, 16:13

Partizani ka bërë një hap fals në ndeshjen e radhës duke lënë tre pikë në Ballsh.

Pas dy humbjeve radhazi, Bylisi rigjen fitoren dhe e bën këtë duke triumfuar përballë kampionëve në fuqi.

Ndreca kalon vendasit në avantazh që në minutën e gjashtë.

Bardhi për Partizanin do të barazonte rezultatin në minutën e 26.

Por Bylisi ishte më kërkues dhe gjeti golin e fitores në minutën e 54. Bylisi duket se është surpriza e këtij kampionati, teksa edhe pse u ngjit nga kategoria e parë nuk ka asnjë diferencë me ekipet e mëdha. /k.k/noa.al/