Transmetuar më 07-12-2019, 18:08

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur ishullin grek të Kretës ditën e sotme.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundjet sizmike janë regjistruar me epiqendër 35 kilometra në jug të Chanias, rreth orës 15:35 minuta.

Mediat vendase raportojnë se Kreta është goditur  të paktën 8 herë nga lëkundjet sizmike brenda 30 orësh.

Për fat të mirë nuk ka raportime për dëme. /k.k/noa.al/