Transmetuar më 08-12-2019, 08:11

Një letër prekëse ka bërë xhiron e rrjetit, ku një 7 vjeçare nga Liverpooli, Angli, i ka bërë kërkesë babagjyshit për shtëpi dhe pak ushqim.

Sipas BBC, letra është gjetur në një kuti postare në prag të Krishtlindjeve në Qendrën e komunitetit në Everton, Liverpool.  Këshilltari i këtij komuniteti, Gerard Ëoodhouse, i cili e hapi këtë letër tha se “ishte aq shqetësuese për ta lexuar”.

“I dashur babagjysh. A mund të më ndihmosh. A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje. Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë. A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, kishte shkruar 7 vjeçarja.

Letra u tregua kur ekipi në qendër të komunitetit filloi të dekoronte ambientin për sezonin festiv. Ekipi i qendrës së komunitetit po përpiqet të ndihmojë familjen dhe pritet t’i vendosë në një hotel, ditën e Krishtlindjeve./b.l/noa.al/