Transmetuar më 08-12-2019, 15:03

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, publikon në “facebook” një video të kryeministrit Edi Rama, gjatë periudhës së fushatës elektorale për votimet e 30 qershorit për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, duke u shprehur se pas tërmeteve të fuqishme, Durrësi do ta kujtojë shumë gjatë atë.

Ai kërkon nga kryeministri që të bëhet “trim dhe ta thotë përsëri këtë që tha për Vangjushin më 30 qershor”.

“Po,po Edi Rama kishte të drejtë për Vangjushin !? Pas tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, Durrësi i shkatërruar dhe i martirizuar, sigurisht do ta kujtojë shumë gjatë Vangjushin…..

Prandaj është rasti që Edi Rama të bëhet trim dhe ta thotë përsëri këtë që tha për Vangjushin në 30 qershor!? A do ta thotë vallë ????”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/