Transmetuar më 09-12-2019, 11:20

Këshillat e pediatrit për të kaluar një Krishtlindje me më pak stres dhe më shumë kohë me të vegjlit në shtëpi, dhe për festën e tyre që i mbush me gëzim.

Pushimet e Krishtlindjeve, na lejojnë të kemi kujtime të mrekullueshme për të ardhmen tonë, e cila gjithmonë do të mbetet me ne, dhe kjo është arsyeja pse ato janë momente të rëndësishme për të vegjlit në shtëpi.

Le të shohim së bashku se çfarë këshilla japin pediatrit për t’u përpjekur të kemi sa më pak stres.

Para së gjithash duhet të mbahet mend se Krishtlindja është një festë fetare dhe duhet  shmangur vrapimi në kërkim të dekoreve më të mira ose darkave veçanërisht të lezetshme.

Kujtimi më i mirë që mund t’u japim fëmijëve tanë është të kemi një atmosferë të qetë dhe të lumtur, ku gjithçka duket pothuajse një përrallë që i ndihmon ata të zhvillojnë imagjinatën e tyre.

Prindërit, ose të rriturit në përgjithësi, duhet të përpiqen të kalojnë më shumë kohë me fëmijët dhe të ngadalësojnë ritmin e jetës së tyre të përditshme, të përbërë nga një mijë angazhime.

Fëmijët duhet të përfshihen në përgatitjen e dekoreve të pemëve,  ose gjithashtu në përgatitjen e vakteve për darka ose për dreka të Krishtlindjeve.

Këtu është një listë e vogël e këshillave që kanë hartuar pediatërit:

Dëgjoni këngët e Krishtëlindjes dhe shpjegoni kuptimin e vërtetë të Krishtëlindjes me ndihmën e tregimeve dhe përshkrimeve për fëmijët.

Nuk duhet ta teproni me një sasi dhuratash, sepse fëmijët i duan gjërat e thjeshta.

Mundohuni të mos lejoni që fëmijët të kalojnë shumë kohë para tabletit ose TV gjatë pushimeve, dhe t’i përfshini ata në lojëra dhe këngë, ose përgatitje në përgjithësi.

Përpjekja për të respektuar oraret e të vegjëlve edhe gjatë pushimeve shmang situatat stresuese.

Duhet pasur kujdes, veçanërisht nëse të rinjtë fillojnë të zvarriten ose akoma nuk e kuptojnë ndjenjën e rrezikut me tela dhe qirinj të ndezur. Gjithmonë fikni gjithçka kur shkoni për të fjetur./b.l/noa.al/