Transmetuar më 09-12-2019, 11:33

Dashuria e jetës suaj dhe bashkëshorti/bashkëshortja juaj nuk janë i njëjti person. Por ju mund të arrini ta kuptoni që ta ktheni dashurinë e jetës në bashkëshort duke lexuar përkufizimet që të japin të dyja palët në momente të caktuara.

Budistët kanë predikuar gjithmonë se kushdo që paralizon ose përshpejton zemrën tënde, gjë që të bën të dridhesh nga koka te këmbët, e cila dobëson venat dhe shqisat e tua, nuk është aspak dashuria jote e përjetshme.

Akademia Mbretërore Spanjolle nuk u gabua kur përcaktoi dashurinë si një ndjenjë të fortë të qenies njerëzore, e cili duke u nisur nga pamjaftueshmëria, ka nevojë dhe kërkon takim dhe bashkim me një qenie tjetër.

Në fakt, shumica e ka pranuar, me vetëdije ose pa vetëdije, këtë përkufizim si absolut. Për shumë çifte "vuajtja për dashuri" është plotësisht e pranueshme dhe madje e zakonshme.

Vërtetë, mjalti mund të mbarojë dhe përsosmëria të shpërndahet me kalimin e kohës në çdo marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë se duhet të shfaqen dhimbje, indiferencë dhe dhunë (të paktën jo kur bëhet fjalë për dashurinë e jetës tuaj).

Dashuria juaj e vërtetë do t’ju frymëzojë të jeni një person më i mirë, por shoku juaj i shpirtit do t’ju thyejë zemrën, në mënyrë që të bëheni dikush më i mirë.

Nga ana tjetër, ndoshta bashkëshorti/bashkëshortja do ju japë ndjenjën e mbytjes dhe mund të ndjen nevojë për të shpëtuar. Nuk janë të rrallë personat që i japin fund martesës për këtë arsye.

Është e vërtetë që bashkëshorti/bashkëshortja do t’ju bëjë të dridhni si kurrë më parë; megjithatë, shumë gjëra në jetë mund të shkaktojnë një emocion të tillë. Dashuria është unike, nuk tundohet, nuk kërkohet; ndjehet, gjen dhe merr pa paragjykime apo pretekste.

Kështu që kur të gjeni "gjysmën tjetër" tuaj nuk do të ndaleni të ndiheni të tronditur nga shumë ndjenja, por kur të ndeshni dashurinë e jetës tuaj do të dëshironi vetëm një gjë: të kaloni pjesën tjetër të ditëve tuaja në anën e tij. Mundohuni që kur ta kuptoni se është dashuria e jetës ta ktheni në bashkëshort dhe të jetoni gjithmonë në harmoni e lumturi./a.m/noa.al/