Transmetuar më 09-12-2019, 11:47

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Durrës, për të inspektuar godinat e prekura nga tërmeti.

Ai shoqërohej me një grup ekspertësh nga Izraeli, ku kërkoi që të vijohet puna sipas porosive.

Teksa pa disa nga pallatet me të çara dhe krisje të mëdha, ai tha se “Nuk ka asgjë të dëmtuar, nuk janë prekur kolonat, është çështje muresh të cilat do të riparohen dhe do të bëhen më të fortë”.

Ai iu tha banorëve se muret nuk janë problem dhe se problem përbën struktura, e cila sipas tij nuk është dëmtuar.

Teksa banorët i kërkuan që të shkojë të shikoj banesat e tyre, Rama tha se “Unë i shoh si ty, këtë duhet ta shohin ekspertët. Mos u shqetësoni se nuk do paguani asnjë lekë për riparimet”. /a.y/noa.al