Transmetuar më 09-12-2019, 12:11

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Takimi u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, Cakaj ka nënvizuar ndër të tjera faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

“Sot në Bruksel filluam ditën me një mëngjes pune me gjithë Ministrat e Jashtëm të BE-së për të diskutuar hapat që duhet të ndërmerren bashkarisht për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut🇦🇱🇲🇰🇪🇺!

Nënvizuam faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe theksuam rëndësinë madhore të perspektivës europiane për të ndihmuar tutje procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negociim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Cakaj në Facebook./b.l/noa.al/