Transmetuar më 09-12-2019, 13:49

Një fluturim i kompanisë ajorore ‘American Airlines’, u ul me një pasagjer më shumë. Të mërkurën e kaluar, një grua solli në jetë një vajzë teksa ndodhej në fluturim drejt Karolinës së Veriut.

Në sajë të ndihmës së dhënë nga asistentët e fluturimit, erdhi në jetë shëndoshë e mirë Lizyana Sky Taylor.

Vogëlushja ishte menduar që të quhej Lizyana, por ju shtua emri i mesit Sky (Qiell), në nder të lindjes së saj në avion.

Foshnja erdhi në jetë në avionin e quajtur Born to be Blue (i lindur për të qenë blu), i nisur nga Florida drejt Karolinës së Veriut, shkruan noa.al.

Nëna e re, Nereida Araujo, ishte në javën e 38-të të shtatzënisë, kur u nis me avion, por pak para uljes, i nisën dhimbjet e lindjes. /a.y/noa.al