Transmetuar më 09-12-2019, 14:27

Marrëdhënia e 93-vjeçares Pauline Kana dhe nipit të saj 27-vjeçar Ross Smith është kaq e veçantë sa vështirë ta cilësosh vetëm si një lidhje nip-gjyshe.

E gjitha filloi kur më shumë se 6 vjet më parë, gjatë qëndrimit në kolegj, Ross filloi të filmonte video të shkurtra.

Në një nga videot, ai vendosi të shfaqë gjyshen e tij duke bllokuar një goditje basketbolli. Videoja shpërtheu në të gjithë internetin, dhe gjërat nuk ishin të njëjta prej atëherë.

Nipi pa potencialin tek gjyshja e tij, kështu që ata u bënë partnerë në krim dhe filluan të bëjnë video qesharake dhe fotosesione argëtuese së bashku.

Së bashku ata kanë arritur të kenë 892 mijë ndjekës në Youtube, 2.7 milion në Instagram, dhe 9 milionë ndjekës në Facebook, dueti viral po vazhdon të jetë i fortë.