Transmetuar më 09-12-2019, 15:48

Aplikacioni më i madh i mesazheve, WhatsApp ka zbuluar se nuk do të funksionojë në celularët e llojit Windows këtë muaj.

Aktualisht është në dispozicion në disa versione, por nuk do të funksionojë më që nga 31 dhjetori.

"Ju nuk do të jeni më në gjendje të përdorni të gjitha sistemet e funksionimit të Windows Phone pas 31 Dhjetorit 2019", njoftojë WhatsApp.

Por kjo vlen dhe për disa smartphone dhe iPhone të tjerë vitin e ardhshëm.

Që nga 1 shkurti 2020, njerëzit që përdorin versionet Android 2.3.7 ose më të vjetër nuk do të jenë në gjendje të krijojnë llogari të reja ose të verifikojnë përsëri llogaritë ekzistuese.

E njëjta gjë do të zbatohet për përdoruesit e iPhone që funksionojnë në iOS 8 ose më të vjetër./a.m/noa.al/