Transmetuar më 09-12-2019, 16:10

Kosova do të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Suedisë më 12 janar të vitit 2020 në Doha të Katarit.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit Kosovar.

Dardanët priten ta shfrytëzojnë këtë test miqësor për përgatitjet, në kuadër për të siguruar një biletë në "Europianin 2020", që ekipi i drejtuar nga Bernard Chellandes do të ketë në muajin mars me Maqedoninë e Veriut.

Nëse shteti më i ri në kontinentin Europian do të kualifikohet kundër maqedonasve do të luajë me fituesen e duelit Bjellerusi-Gjeorgji, për të siguruar një biletë historike në finalet e Euro 2020./NOA.al