Transmetuar më 09-12-2019, 17:50

Kjo vajzë e vogël ka vjedhur xhaketën e shoqes së klasës dhe po pyetet nga babai i saj.

Ky është momenti për të mësuar se si duhet të silleni me fëmijët tuaj kur ata bëjnë gabime.

E rëndësishme është që prindërit të gjejnë mënyrën e duhur për të evidentuar se ajo që ka bërë ka qenë e gabuar.

Në momentin që babai i saj ia shikon veshur xhaketën ai i bën disa pyetje, por vogëlushja fillon të gënjejë.

Babai tregohet shumë i qetë duke pyetur se ku e kishte gjetur, për markën dhe se sa e kishte blerë.

Vogëlushja insistonte se kishte paguar pesë lekë për xhaketën rozë dhe se askush në klasën e saj nuk e kishte një të tillë. /k.k/noa.al/