Transmetuar më 09-12-2019, 18:00

Nëna 25 vjeçe, u qëllua me thikë për vdekje pranë shtëpisë së saj.

Një burrë 27 vjeç dhe një djalë 13-vjeçar u arrestuan me dyshimin për vrasje.

Por 13-vjeçari, pasi është marrë në pyetje të Dielën, u la i lirë pa asnjë akuzë.

Viktima, e identifikuar si Levi Davis, u vra në Wellingborough Road, Rushden, Northamptonshire, rreth orës 08:30. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Levi Davis, i cili ka dy vajza të moshës dy dhe pesë vjeç, u plagos me thikë në Rushden, Northamptonshire, të Shtunën natën në 08:30, pasi Polo i zi ku po udhëtonte ishte përfshirë në një përplasje me një furgon të bardhë Vauxhall.

Profili i 25-vjeçares në Facebook tregonte se ajo më parë kishte punuar për ushtrinë britanike. Nuk dihen rrethanat pse u qëllua për vdekje, por besohet se autorët e kanë njohur më parë dhe pas një debati ajo është përleshur me ta, para se të goditej me thikë. /NOA.al