Transmetuar më 09-12-2019, 21:03

Në ditët e para pas tërmetit tragjik, palët politike lanë mënjanë akuzat dhe replikat, por duket se së fundmi palët janë ripozicionuar sërish në llogoret e tyre.

Kryeministri Rama ka ftuar në një tryezë bisedimi kryedemokratin Basha, për të diskutuar pikërisht për dëmet e tërmetit, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Në distancë, PD ka bërë publike edhe disa propozime për të dalë nga kjo situatë. Dhe një ndër këto pika, sipas numrit dy të Partisë Dmokratike, është vënë në zbatim.

Edi Paloka shkruan në Facebook se Edi Rama ka nxjerrë në terren inxhinierët për të cilët foli z. Basha.

“Ja dhe rekomandimin e dytë të Lulzim Bashës e vuri në zbatim , 500 inxhinierët i paska gjetur për t’i nxjerrë në terren.

Tani , nga tre pikat që rekomandoi Basha ka mbetur vetëm e treta ; 150 milion eurot që ke parashikuar në buxhet për 10 oligarkë, kaloi per t’ju rikthyer jetën normale qindra mijëra familjeve të dëmtuara e traumatizuara dhe pastaj mund të marrësh gjithe “meritat”, shkruan Edi Paloka. /k.k/noa.al/