Transmetuar më 09-12-2019, 21:34

Opinionisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ndërsa foli për punën që po bën aktualisht qeveria në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Lubonjës, kryeministri Edi Rama në vend që të bëjë punën dhe të zgjidhë hallin e njerëzve, ai del në televizor dhe  luan rolin e njeriut të shumë pushtetshëm duke bërë njëherësh rolin e kryeministrit, shefit të emergjencave civile, por edhe kryetarin e bashkisë.

“Sot pashë mbledhjen e Këshillit të Rindërtimit. Unë dua që ata të takohen, të flasin aty edhe për gjëra që mund të mos i thonë publikisht, sepse mund të ngjallin panik. Por, të gjithë dalin aty e duket sikur po qajnë hallet tona. Kjo është propagandë, është një pjesë kjo kuptohet. Ç’është më e shëmtuar nga kjo propagandë, është që ky kryeministër që po bën këtë punë shkon nëpër shtëpi dhe u thotë njerëzve” mbylleni një cik këtë televizionin, se është si të kesh shejtanin në shtëpi. Tani se kush është shejtani, ne apo kryeministri që del “non stop” dhe ne që dalim pak, dmth në mënyrë shumë  të kufizuar në krahasim. Kjo do të thotë që unë nuk dua të dëgjoj të vërtetën. Nuk dua të dëgjoj shumë gjëra që s’më pëlqejnë  mua, dhe këtë duam të më shikojnë vetëm mua, atëherë nuk është shejtani, po është engjëlli që del ai në televizor. Ne kemi nevojë për sa më shumë zëra dhe sa më shumë kontribute në këtë situatë. Demokracia do të thotë pushtet i popullit”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja komentoi edhe mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ndërsa e cilësoi atë si një “shoë” të radhës nga shefi i qeverisë. Duke qëndruar po në këtë temë, Lubonja analizoi prezencën e inxhinieres Luljeta Bozo në tryezë me Ramën, ku artikuloi edhe një “paralajmërim” për të.

“Tani secili ka gjykimin e vetë. Unë nuk mund të jem në mendjen e shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë aq budallenj, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një “One Man show”. Tërmeti tregoi se Rama nuk e ka bërë mirë punën. Nëse shqiptarët, siç thoni ju, qenkan aq budallenj dhe nuk e kuptojnë, që ky po tallet, atëherë është fatkeqësi. Njerëzit manipulohen. Aty kishte marrë edhe ekspertë, pashë edhe Luljeta Bozon, sepse për mendimin tim nuk ka pse t’i bëjë ato koperturë se flet gjëra të mençura atje, të qarta, që qëndrojnë dhe nuk ka pse të bëhet përgjegjëse për një dështim të radhës.  Qeveria është pasqyrë e popullit, poR mund të bëhet  që edhe populli mund të jetë pasqyrë e qeverisë. Në rastin konkret, ky na ka mësuar si të gënjejmë, të mashtrojmë dhe të manipulojmë ndërkombëtarët”, tha Lubonja./a.k/noa.al/