Transmetuar më 09-12-2019, 21:55

Deputetja shqiptare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, përveç angazhimit politik, më parë ka bërë edhe aktrimin.

Sipas mediave vendase, ajo para disa viteve ka qenë shumë aktive në profesionin e aktores, ku ka luajtur disa skeçe humoristike.

Nje ndër to ka qenë skeçi humoristik “Gjuje, bir flej, kali”, ku ka luajtur bashkë me Mesnur Safqiun.

Videoja e mëposhtme është realizuar pothuajse para 15 viteve apo edhe më shumë.

Blerta Deliu- Kodra, edhe në zgjedhjet që u mbajtën me 6 tetor të këtij viti, ka fituar përsëri një mandat në Kuvendin e Kosovës./a.k/noa.al/