Transmetuar më 10-12-2019, 06:49

Dita e sotme, e martë 10 dhjetor 2019, parashikohet të jetë përgjithësisht një ditë me reshje shiu, të cilat do të fitojnë dhe intensitet mesatar me shkarkesa elektrike lokale.

Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak detajon se këtë të martë moti do të jetë i vranët me reshje shiu në zonën e Ultësirës perëndimore dhe rreshje bore në zonat malore në lartësitë 800 m mbi nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zonat  malore 2/8°C 

Zonat e ulëta  7/15°C

Zonat bregdetare 10/16°C

Kosova për ditën e sotme, e Martë 10 Dhjetor 2019 

Në Kosovë, sot moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe bore. 

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C në mëngjes deri në 10°C gradë Celcius në mesditë.

Ditët në vijim

Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqësohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë.

Parashikimi për 5 ditët në vazhdim