Transmetuar më 10-12-2019, 08:00

Nata finale e Këngës Magjike, shpalli si fituese Eneda Tarifën, ndërkohë që me pikë të afërta në vend të dytë u rendit edhe Fifi.

Teksa kënga e Enedës ishte përfolur në media se do ishte favoritja për tu fituar, Fifi u përlot në momentin e dhënies së çmimit.

Kaq mjaftoi që në media të thuhet se marrëdhënia miqësore mes Fifit dhe Enedës, ka marrë fund.

Ndonëse Eneda tha se kupën do e ndante me Fifin, sërish këngëtarja nga Kosova u pa e përlotur.

Lidhur me këtë Fifi iu është përgjigjur të gjithë ndjekësve të saj me anë të një video live në Instagram ku e ka vlerësuar Enedën si njeri dhe super artiste, me super vokal.

“Nëse nuk do ta kishte merituar, nuk do i kisha dhënë 30 pikë”, është shprehur Fifi. /a.y/noa.al