Transmetuar më 10-12-2019, 08:30

Një ndër ngjarjet më të bujshme të këtij viti që po lëmë pas është ajo e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre 10 mujore (lidhja 10 vjeçare) dhe historia më pas është një film më vete. Liam u lidh me një aktore, ndërkohë Miley na çuditi të gjithëve pasi u lidh me shoqen e saj të ngushtë, Kaitlynn Carter.

Historia me Cailtyn nuk zgjati shumë dhe Miley u lidh me Cody Simpson. Mirëpo, pas gjithë këtyre ngjarjeve në jetën e saj, Miley ka vendosur të bëjë një tatuazh që duket se tregon si ndihet ajo në këto momente. Tatuazhi i realizuar në dorë është fjala “Freedom” që do të thotë liri. Pra, Miley tashmë ndihet e lirë pas ndarjes nga Liam.

Por ndërsa tatuazhet e Miley janë zakonisht të pasura me kuptim, sigurisht që është e mundur që kjo nuk ka ‘asgjë’ me Liam dhe që ajo thjesht është në liri!

Gjithashtu, vini re që Miley mori një tatuazh tjetër nga Daniel Winter gjatë fundjavës që thotë “Unë jam krenare për ty, Yoko” në shkrimin e Yoko Ono. Me sa duket, kjo është nga një shënim që Yoko shkroi për Miley./b.l/noa.al/