Transmetuar më 10-12-2019, 09:05

Pilula kontraceptive është forma më e popullarizuar e kontracepsionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë! Sipas statistikave, nëntë në dhjetë gra e kanë marrë atë.

Por, një pilulë e munguar e prish të gjithë rendin e mbrojtjes dhe rrit rrezikun e shtatzënisë, përveç efekteve të mundshme anësore si hemoragjia ose periodat e parregullta!

Këtë javë, studiuesit në Harvard Medical School dhe Massachusetts Institute of Technology kanë publikuar gjetjet e tyre paraprake mbi një lloj të ri të pilulës kontraceptive, të botuar në revistën Science of Translational Medicine. Dallimi kryesor? Duhet të merret vetëm një herë në muaj.

Hulumtimi, i financuar nga fondacioni Bill And Melinda Gates, përdori një sistem të dorëzimit të ilaçeve në formë ylli, i cili lëshon një fluks të qëndrueshëm të hormoneve kontraceptive gjatë gjithë muajit.

Pilula është e madhe dhe ajo është në gjendje të kalojë nëpër stomak si ushqim normal, dhe kështu mbetet atje për tre javë derisa të lëshojë të gjitha hormonet./b.l/noa.al/