Transmetuar më 10-12-2019, 09:42

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi dhe prokurorin e Apelit Tiranë, Genti Xholi.

Në bazë të verifikimeve të kryera sa i takon pasurisë, aftësive profesionale dhe kontrollit të figurës, gjyqtari dhe prokurori rezultuan të pastër.

Kështu KPK komunikoi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Kurushi dhe prokurorit Xholi, të cilët u gjetën të përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe aktualisht është pjesë e Apelit.

Ndërkohë gjyqtari Kurushi e ka nisur karrierën në gjykatën e Sarandës në viin 2001 dhe qysh prej vitit 2005 ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda. /a.y/noa.al