Transmetuar më 10-12-2019, 10:22

Numri i personave me probleme të shkaktuara nga cigarja elektronike ka ardhur gjithnjë e në rritje në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe studiuesit amerikanë të California, kanë zbuluar një rrezik të ri prej këtij zakoni: mushkëria e kobaltit.

Lajmi vjen nga një rast studimi i publikuar në revistën shkencore ‘European Respiratory Journal’, i cili është gjetur në një grua 49-vjeçare në California, e cila ka zhvilluar sëmundjen e rrallë, pasi përdori cigaren elektronike për gjashtë muajsh.

Gruaja e cila punon si stërvitëse qensh, kërkoi ndihmë tek mjeku pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe kollë.

Nga kontrollet e mjekëve rezultoi se gruaja kishte në mushkëri metale të rënda e cila u klasifikua si “mushkëri kobalti”. Rasti në fjalë njihet si mushkëria e metaleve të rënda, për shkak të ekspozimit të gjatë nga pluhuri i kobaltit.

Pasi analizuan gjendjen e mushkërive, studiuesit e Universitetit të California, gjetën prani kobalti, i cili është shumë i rrallë dhe gjendet në disa sektorë specifikë.

Rupal Shah, asistent profesor i mjekësisë pulmonare dhe terapisë intensive pranë University of California, San Francisco, tha se, “Ky është rasti i parë i këtij llojj metali në mushkëri, i cili shkakton sëmundjen e pashërueshme, e cila ndodh vetëm tek punëtorët e metaleve”.

Kirk Jones, profesor pranë Universitetit të California, San Francisco, deklaroi se ka parë vetëm tre raste të “mushkërisë së kobaltit” në gjithë karrierën e tij.

“Ka qenë gjithmonë një sëmundje e lidhur me punën, kështu që ky është rasti i parë që zbulohet prej cigares elektronike. Vetëm kur u ekzaminua cigarja që përdorte gruaja, u bë zbulimi i shkakut”, tha Jones.

U zbulua se pajisja që po përdorte gruaja e quajtue ‘ZenPen’, kishte një lëng që përmbante nikel, alumin, mangan dhe plumb dhe një bobibnë metalike e cila përdorej për të ngrohur lëngun, shkruan noa.al.

Siç rezultoi nga studimet, mushkëria ishte mbushur me metal dhe kjo bënte që gruaja të kishte probleme me frymëmarrjen.

Jones thotë se ndoshta një përqindje e madhe e pacientëve që e përdorin do të përfundojnë me këtë sëmundje. /a.y/noa.al